Telegrafi

Dy të vdekur dhe 162 raste të reja me coronavirus në Kroaci

Qendra Mjekësore Kombëtare ka publikuar të dhënat më të reja për coronavirusin në Kroaci.

Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 162 raste të reja të virusit SARS-CoV-2 dhe numri i të sëmurëve aktualisht (rastet aktive) në shtetin kroat janë 1062.

Midis tyre, 106 pacientë janë në spital, nga të cilët 10 janë duke u shëruar përmes respiratorëve, raporton index.hr, transmeton Telegrafi.

Sipas të dhënave, rezulton se dy persona kanë humbur luftën me virusin dhe kanë vdekur.

Theksojmë se që nga 25 shkurti i vitit 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit, deri më tani janë infektuar gjithsej 6.420 persona, nga të cilët 165 kanë vdekur dhe 5193 janë shëruar.

Ndryshe, aktualisht janë 3702 persona në vetizolim. Deri më tani, janë testuar gjithsej 136,280 njerëz, nga të cilët 1,538 në 24 orët e fundit. /Telegrafi/