Telegrafi

Dy të tretat e amerikanëve përkrahin tregtinë e lirë

Afro dy të tretat e amerikanëve përkrahin tregtinë e lirë, duke shënuar përqindjen më të lartë historike,

Sipas sondazhit më të fundit të publikuar nga rrjeti amerikan NBC dhe gazeta “The Wall Street Journal”, 64 për qind e të anketuarve janë të mendimit se tregtia e lirë do ta hapë tregje të reja dhe do t’i sjellë përfitime SHBA-së, e cila s’mund të shmangë globalizimin ekonomik.

Vetëm 27 për qind e të anketuarve janë të mendimit se tregtia e lirë dëmton industrinë e prodhimit dhe sektorët e tjerë kyçë të SHBA-së.

Sondazhi u zhvillua nga 10 deri më 14 gusht dhe në të morën pjesë 1000 veta. Me përshkallëzimin e mëtejshëm të fërkimeve ekonomiko-tregtare nga qeveria amerikane, qarqet e ndryshme amerikane kundërshtojnë më tej shtimin e tarifave dhe përkrahin tregtinë e lirë. /Telegrafi/