Site icon Telegrafi

Dy të shtëna ndaj deputetes britanike, tani ajo po lufton për jetë (Foto)

Një person i armatosur që kishte bërtitur “Britania e para” ka plagosur rëndë një anëtare të Parlamentit britanik, njoftojnë policia dhe mediat lokale.

Siç raportojnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për, 52 vjeçar, i cili është arrestuar nga autoritetet.

Policia nuk ka bërë të ditur emrin e tij, dhe se ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë pikërisht për sulmuesin.

“Britania e para” është një slogan që zakonisht përdoret nga aktivistë që mbështesin largimin e Britanisë nga Bashkimin Evropian.

Sulmi ishte kryer ndaj ligjvënëses 41 vjeçare, Jo Cox, anëtare e Partisë Laburiste, dhe nënë e dy fëmijëve.

Dy të shtëna e qëlluan atë duke e lënë të shtrirë për tokë, me gjakderdhje, kanë thënë dëshmitarët për mediat britanike.

Gjithashtu thuhet se gjendja e saj është kritike.

Policia nuk ka dhënë detaje mbi një motiv të mundshëm.

Cox shkroi një editorial javën e kaluar për Yorkshire Post duke e kundërshtuar të ashtuquajturën “Brexit”. /Telegrafi/

Exit mobile version