Kryebashkiaku i Venecias tha sot se një “gjueti është duke u zhvilluar për dy idiotë të mundshëm” të cilët u filmuan duke rrëshqitur përgjatë Kanalit të Madh në dërrasat e motorizuara të sërfit.
Të rinjtë u panë duke shmangur gondolat dhe autobusët e ujit teksa lundronin në rrugën kryesore ujore të Venecias, raporton theguardian.
Skena thuhet se është filmuar nga disa shikues të habitur dhe një nga videot që u bë shpejt virale u postua në Twitter nga kryebashkiaku i Venecias, Luigi Bruniaro.
“Këtu janë dy idiotë të rinj që po tallen me këtë qytet”, ka shkruar Bruniaro dhe ka kërkuar nga të gjithë që të ndihmojnë në mënyrë që sërfistët e pazakontë të identifikohen dhe të ndëshkohen.
Ecco due imbecilli prepotenti che si fanno beffa della Città… chiedo a tutti di aiutarci a individuarli per punirli anche se le nostre armi sono davvero spuntate… servono urgentemente più poteri ai Sindaci in tema di sicurezza pubblica!
A chi li individua offro una cena! pic.twitter.com/DV2ONO3hUs— Luigi Brugnaro (@LuigiBrugnaro) August 17, 2022
Ai theksoi se sa të pakta janë përgjegjësitë e kryetarit të komunës në aspektin e sigurisë publike, ndaj atyre u duhen urgjentisht më shumë kompetenca për këtë arsye.
Brugnaro tha se do t’i “ofrojë darkë” kujtdo që mund të ndihmojë në gjetjen e dyshes.
Kryetari i qytetit italian javën e kaluar kërkoi 10 ditë burg për një turist 33-vjeçar skocez, i cili u kap duke notuar në një kanal.
Në vitin 2020, një francez u gjobit me 150 euro pasi voziti përgjatë Kanalit të Madh në dërrasën e tij të vozitjes, ndërsa dy femra gjermane duhej të paguanin 250 euro secila për të bërë banjo dielli me bikini pranë kishës San Stae. /Telegrafi/