Site icon Telegrafi

Dy të rinj, vajzë e djalë, kallëzohen penalisht për 11 vjedhje të rënda në Shkup

Foto: Ilustrim

Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër personave J.K (19) dhe N.Gj (18), që të dy nga Shkupi, të cilët akuzohen për veprën penale ”vjedhje të rënda”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

E kallëzuara e parë akuzohet për tre vjedhje të rënda, që përfshihen në Nenin 236 dhe 261. Ndërkaq, i akuzuari i dytë kallëzohet penalisht për tetë vjedhje të kategorizuara në vjedhje të rënda, vjedhje të rënda të dhunshme dhe vjedhje, të gjitha këto ta përfshira në Nenet 236, 236/3 dhe 235.

Të kallëzuarit kanë fituar në mënyrë të paligjshme mbi 3000 euro. Veprat penale janë kryer nga muaji mars e deri në muajin tetor të vitit që sapo lamë pas./Telegrafi/

Exit mobile version