Rrahje e përgjakshme mes të rinjve në Tetovë përfundoi me lëndime të rënda për një person të sulmuar nga njëri prej grupeve të përfshira në zënkë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në ora 4 e 30 minuta, dy persona nga Tetova, O.S.(22) dhe S.S.(22) në Stacionin policor në Tetovë kanë denoncuar “dhunë” nga 17 vjeçari D.R. dhe katër persona tjerë të mitur”, thonë nga MPB.
Sipas denoncimit, derisa dy personat, O.s. dhe S.s. të shoqëruar nga një vajzë rreth orës 2 e 15 minuta kanë lëvizur pranë një objekti hetierik në Tetovë dhe kanë vërejtur zënkë ku ishin përfshirë më shumë persona, ndër të cilët edhe një person i njohur për ata, të cilit janë munduar t’i ndihmojnë pasi që ka qenë i sulmuar nga grupi.
Në atë çast grupi ëshë vërsulur drejt tyre dhe i ka sulmuar fizikisht, pas çka O.S. është alivanosur, thuhet në raportin e policisë.
Dy personat e sulmuar kanë pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Tetovës. Policia punon në ndriçimin e plotë të rastit./Telegrafi/