Site icon Telegrafi

Dy të plagosur me thikë në Tiranë pas një sherri mes të rinjve në një lokal

Foto: Ilustrim

Vazhdojnë ngjarjet kriminale nëpër lokalet e Tiranës pas rastit tragjik të dy ditëve më parë ku mbeti e vrarë një grua e pafajshme dhe pesë të tjerë u plagosën. 

Dy persona kanë mbetur të lënduar me thikë ditën e sotme, pas një sherri mes disa të rinjve në ambientet e një lokali në Tiranë.

Të plagosur kanë mbetur shtetasit K. S., 27 vjeç dhe K. S., 31 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë që policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, një 28-vjeçar me inicialet R.H.

Policia bën me dije se ka proceduar penalisht dhe një 42-vjeçar i cili ka dëmtuar tavolinat e lokalit ku ndodhi ngjarja.

Materialet në ngarkim të dy personave i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin R. H., 28 vjeç, si dhe nisi procedimi penali në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete prerëse shtetasit K. S., 27 vjeç dhe K. S., 31 vjeç. Gjithashtu, shtetasi B. S. ka dëmtuar tavolinat e lokalit ku ndodhi konflikti”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version