Dy persona janë plagosur me thikë paraditen e së enjtes në qytetin e Durrësit.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në lagjen nr. 3 të qytetit bregdetar, aty ku dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit B. G., dhe Xh. M., kanë plagosur me thikë njëri-tjetrin.
Ata janë dërguar në spitalin e Durrësit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. /Telegrafi/