Telegrafi

Dy të plagosur në Spitalin Klinik të Tetovës

Sonte në mbrëmje në Spitalin Klinik të Tetovës janë dëgjuar të shtëna arme,

Si pasojë e të shtënave, dy persona janë plagosur, raporton Telegrafi Maqedoni.

Jozyrtarisht, njëri prej të plagosurve është dërguar në Shkup dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lexo po ashtu Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Spitalin Klinik të Tetovës

“Sot rreth orës 18:05 në SPB Tetovë është raportuar se para hyrjes në Qendrën Urgjente në Spitalin Klinik të Tetovës janë qëlluar me armë zjarri dy persona nga fshati Gajre i Tetovës, të cilët kanë pësuar lëndime me armë zjarri. Shërbimet e SPB Tetovë dhe prokurori publik janë në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për gjetjen e pesë personave të dyshuar në lidhje me rastin”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/