Telegrafi

Dy të panjohura takohen dhe kuptojnë se kanë fytyrë të njejtë (Video)

Dyshja identike janë takuar përmes ueb faqes Twin Strangers.

23 vjeçarja Ambra nga Karolina Veriore ka thënë: “Kur më në fund e takova, thash me vete ‘O Zot i Madh, ajo është person tjetër dhe me të vërtetë e ka fytyrën time”.

Ndërsa 33 vjeçarja Jennifer nga Texas ka deklaruar: “Ishte një moment kur ne u grimuam dhe unë e shikova veten në pasqyrë. Në fillim mendova se po e shikoja veten, por pasqyra nuk ishte e varur në kënd të duhur. Kur e kuptova gabimin, e ktheva pasqyrën nga vetja dhe u shokova kur e pash veten së bashku me të. Ishte ndjenja me të vërtetë e tmerrshme, si ta shohësh fantazmën e vetë”.

Klipi e tregon dyshen gjatë rrugëtimit për ta njohur njëra tjetrën.

Më pas ato pozojnë me grim dhe rroba të njëjta për fotosesion.

Kur Jennifer e ka prezantuar Ambrën tek nëna e saj, ajo ka thënë: “Ti ngjan shumë me vajzën time. Buzëqeshjet tuaja janë të njëjta”.

Web Sajti, me bazë në Irlandë, është themeluar nga Niamh Geaney dhe dy shoqe të tjera në prill të këtij viti, pasi që ajo e ka takuar sozinë e saj.

Ambra dhe Jennifer jane dyshja e parë që janë bërë bashkë, por që nga atëherë i kanë ndihmuar të tjerëve në këtë drejtim.