Dy persona të mitur janë therur me thikë sot pasdite në Lipjan
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin edhe Policia e Kosovës.
Sipas zëdhënëses së Policisë, Florie Ahmeti, rreth orës 19:00 Policia ka pranuar informatën për një therje me thikë në Lipjan. Rasti ka ndodhur në rr. “Avdi Kelmendi”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet e nevojshme policore.
“Sipas informatave fillestare, E.A. (e gjinisë femërore), 16 vjeçe, dhe A.R. (i gjinisë mashkullore) 16-vjeç, janë plagosur me thikë. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Florie Ahmeti.
Ndërkohë, Policia po punon për identifikimin e personave të përfshirë në këtë rast.