Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sonte rreth orës 20:30 kanë ikur nga Qendra Edukuese Korrektuese e Lipjanit (tipi hapur).
Sipas njoftimit, nga kjo Qendër Edukuese Korrektuese kanë ikur të miturit me masë edukative, A.R., viti i lindjes 2003 dhe B.T. viti i lindjes 2002).
“A. R. kishte të shqiptuar masën edukative, një vit e gjashtë muaj për veprën penale; vjedhje e rëndë. Ndërsa, B.T. kishte të shqiptuar masën edukative një vit për veprën penale; lëndim i lehtë trupor”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
Për rastin është njoftuar edhe policia. /Telegrafi/