Një shoqërues dhe një vozitës me skuter janë lënduar në dy aksidente komunikacioni që kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve në rajonin e qytetit të Shkupit.
Me lëndime më të lehta trupore janë katër persona në dy aksidente nga nëntë aksidente në total. Dëmi material është konstatuar në pesë aksidente.
Të dhënat e SPB-së Shkup tregojnë se 59 vozitës kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuar, gjashtë vozitës kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit dhe 12 vozitës janë kapur pa patentë shoferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga komunikacioni janë tërhequr me probleme teknike dhe nënta maqina të pa regjistruara.
Policia e komunikacionit ka dënuar 100 vozitës për parkim jo të rregullt, kurse 65 makina janë bllokuar me makinën speciale “marimanga”.
13 këmbësorë kanë kaluar në të kuqe, kurse 17 kanë kaluar rrugën pa pasur vija të bardha./Telegrafi/