Site icon Telegrafi

Dy të lënduar nga zjarri në një banesë në Prishtinë

Nga zjarri që ka rënë sot në një banesë në qendër të Prishtinës janë lënduar dy persona.

Pas lajmërimit për zjarr në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit ku kanë arritur që nga flakët t’i nxjerrin dy persona që gjendeshin në banesë.

Përveç këtyre, Policia evakuoi banorët që gjendeshin në ndërtesë ndërsa zjarrfikësit e kanë fikur zjarrin për të mos depërtuar në banesat në afërsi.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hajdar Dushi” rreth orës 15:00 ndërsa personat e lënduar janë dërguar për trajtim në QKU.

Edhe Policia edhe zjarrfikësit janë ankuar se veturat e parkuara vend e pa vend dhe komunikacioni i dendur kanë shkaktuar vonesa për të arritur me kohë në vendin e ngjarjes.

Shkelzen Xhafa nga Policia e Kosovës tha se veturat e parkuara keq ka shkaktuar vonesë ndërsa tha se gjendja e banorëve është e mirë ndërsa ende nuk dihen shkaktarët e zjarrit.

“Për momentin, është çdo gjë në rregull, por apeloi te të gjithë qytetarët se vonesa në reagim nga ana ambulancës dhe zjarrfikësve ka qenë për shkak të problemit të parkingjeve të parregullta. Të llogaritin qytetarët e Kosovës, edhe të Prishtinës, edhe të qendrës këtu, që familjarët e tyre munden me qenë në rrezik, për shkak se policia , zjarrfikësit dhe ambulancat nuk munden me ardhur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Xhafa.

Për shkaqet e zjarrit, Xhafa ka thënë se në vend të ngjarjes ka dalë eksperti dhe me urdhër të prokurorit do të vazhdojnë të gjitha hetimet. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version