Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.
Këtë e konfirmoi në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 ku ishin të përfshira dy automjete.
“Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/