Site icon Telegrafi

Dy të dyshuar për plaçkitjen e bankës Sparkasse në Shkup

Dy shtetas të huaj dhe një nga Maqedonia janë të dyshuar për vjedhjen e madhe të bankës Sparkasse që ndodhi ditë më parë. Burimet mësojnë se një shtetas i Rumanisë dhe një shtetas nga Moldavia, ditën e vjedhjes janë paraqitur në filanin e bankës Sparkasse si turistë dhe më pas të njëjtit janë paraqitur si punonjës të një kompanie kurse një i punësuari në këtë bankë ka bashkëpunuar për të kryer vjedhjen e arkave.

Dyshohet se një pjesë e hapësirës së arkave të bankës nuk ka qenë e mbuluar me kamera sigurie që u ka dhënë komoditet autorëve të dyshuar në përzgjedhjen e sendeve të vjedhura. Rasti në polici nga Banka është paraqitur me datë 27 nëntor. Nga banka Sparkasse për Alsat-M thonë deri më tani nuk kanë indikacione dhe njohuri se të punësuar të bankës janë të përfshirë në këtë akt. Përpos hetimit që është duke u bërë nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti është duke u hetuar edhe nga sektori për revizion të brendshëm në bankë.

Exit mobile version