Site icon Telegrafi

Dy të dyshuar për narkotikë në arrati

Në njoftimin për media thuhet se me urdhëresë të lëshuar nga gjykata e qarkut në Mitrovicë, Policia e Kosovës, ka realizuar bastisjen dhe kontrollin e banesës së parë private të një 22 vjeçari, Rr.G., i përkatësisë etnike shqiptar, nga Skenderaj, për dyshim të përfshirjes së tij në posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike.

Gjatë kontrollit të parë në banesën e të dyshuarit, hetuesit policor kanë arritur që të gjejnë elemente dhe prova të mjaftueshme për të cilat edhe është iniciuar bastisja, me ç’rast janë sekuestruar 665 fara, të cilat besohet se shërbenin për mbjellje të substancës narkotike, kanabis sativa.

Operacioni i kontrollit policor, është zgjeruar me bastisje të një banese tjetër, e cila besohej se shfrytëzohej nga i dyshuari për aktivitete kriminale, dhe me atë rast, policia ka identifikuar dhe sekuestruar një sasi të substancës narkotike të llojit të dyshuar marihuanë, në peshë prej 870 gram.

Një bastisje e radhës në vazhdim të operacionit është realizuar në një shtëpi private në fshatin Klinë e poshtme, por nuk ka rezultuar me gjetje të elementeve të dyshimta. /Telegrafi/
 

Exit mobile version