Gjykata e shpalli Abdyl Kukajn fajtor për krim të organizuar dhe e dënoi me tetë vite burgim, ndërkohë që gjatë bastisjes së vendbanimit të Kukajt dhe arrestimit të tij, Policia e Kosovës i ka konfiskuar 13.000 euro para të gatshme. Gjykata e ka shfrytëzuar legjislacionin aktual për konfiskimin e pasurisë dhe ka urdhëruar konfiskimin e parave të gjetura.
Në komunikatë thuhet se Gjykata vërtetoi se në vitin 2009, Xhemë Thaqi dhe Abdyl Kukaj kanë marrë pjesë në një grup të organizuar për trafikimin e drogës. Xhemë Thaqi i ka organizuar aktivitetet e grupit duke e bashkërenduar transportimin dhe financimin e drogës. Në një rast ai e ka organizuar blerjen e 109 kilogramëve kanabis dhe e ka trafikuar drogën prej Shqipërisë në Kosovë me qëllim të shitjes gjetiu në Evropë. Në mesin e aktiviteteve tjera, Abdyl Kukaj i ka caktuar korrierët për transportimin e drogës.
Ndërkohë, gjatë këtij gjykimi, Gëzim Iseberi është liruar nga të gjitha akuzat. /Telegrafi/