Siç njofton Zëri, mungesa e tyre është konstatuar të shtunën në mbrëmje kur gjatë numërimit të zakonshëm të të burgosurve është parë se ata nuk janë aty.
“Rreth orës 23:10, nga burgu i Dubravës policia ka marrë informatën se dy të burgosur kanë ikur nga burgu i Dubravës. Mungesa e tyre është vërejtur gjatë numërimit të të burgosurve, ndërsa sipas oficerëve korrektues prezenca e personave të cekur më lart është vërejtur 30 minuta më herët”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Pejës, Xhevat Ibra.