Telegrafi

Dy të besuar politikë për postin që la Llalla

“Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës dhe nenit 11, pika 2, të ligjit nr. 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar. Dekretoj: zonja Zana Xhuka dhe zoti Shkëlqim Ganaj i propozohen Kuvendit të Shqipërisë për postin e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive”, thuhet në dekretin e kreut të shtetit.
Kandidatja Zana Xhuka aktualisht mban një post politik, atë të zëvendësministres së Mbrojtjes, një dikaster ky i vendosur në qendër të kritikave nga opozita dhe nga media, sidomos pas dyshimeve për përgjimin e opozitës. Zana Xhuka prej Shtatorit 2005 është zëvendësministre e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë.
Zana Xhuka ka lindur më 24 korrik 1962 në Tiranë. Ka mbaruar studimet për Matematikë në Universitetin e Tiranës. Ka kryer studimet për Administrim Biznes në Universitetin e Shkodrës. Është "Doktor i shkencave“ në fushën e sigurisë. /Telegrafi/