Hetuesit policorë në Vushtrri, më 1 shkurt 2018 kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë’’ dhe “blerje të sendeve të përfituara nga vepra penale”.
Rasti i vjedhjes së rëndë ishte raportuar më 29.01.2018, ku pas një pune hetimore më 01.02.2018, janë identifikuar dhe janë arrestuar dy të dyshuarit A. G. 19 vjeçar dhe A. Sh. 29 vjeçar, arrestimi i të cilëve është bërë mbi bazën e provave materiale të siguruara.
Si provë materiale është konfiskuar një sharrë motorike, ku pas procedurave verifikuese i është kthyer pronarit.
Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit të parë nga prokurori i rastit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj të dyshuarve është iniciuar procedurë për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘blerje të sendeve të përfituara nga vepra penale’. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim