Telegrafi

Dy të arrestuar për vjedhje të materialit ndërtimor

Policia e Kosovës ka arrestuar në fshatin Dobrushë të Istogut dy të meshkuj të cilët dyshohen se kanë kryer vjedhje të materialit ndërtimore në një punishte të ndërtimtarisë.

Të dyshuarit gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës kanë pranuar se kanë vjedhur material ndërtimor në vlerë  5000 euro, në vend punishten e ankuesit H.Z. ku i njëjti e kishte raportuar të vjedhur materialin ndërtimor, gjatë hetimeve është kuptuar se të dyshuarit materialin e vjedhur e ndërtimor e kishin dërguar në Rahovec në depon e të dyshuarit A.K.

Për rastin në fjalë është konsultuar Prokurori i Shtetit i cili ka kërkuar që së bashku me ankuesin të shkohet në depon e të dyshuarit për tu konfiskuar materiali.

Materiali i vjedhur i është kthyer ankuesit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit të dyshuarit janë në ndalim policor.