Site icon Telegrafi

Dy të arrestuar për therje me thikë para dy vjetësh

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë dy persona të nacionalitetit boshnjak në Prizren, të cilët pas një mosmarrëveshje në lidhje me një rast të ndodhur para dy viteve e kanë sulmuar fizikisht dhe ther me thikë një person tjetër, po ashtu të nacionalitetit boshnjak.

Si pasojë e lëndimeve, personi i sulmuar ka pranuar tretman mjekësor.

Policia ka konfiskuar një thikë, e cila dyshohet se ishte përdorë në rast, ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Exit mobile version