Dy persona janë arrestuar nën dyshimet se kanë rrëmbyer një femër në Ferizaj.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa femra e rrëmbyer është kthyer në shtëpi, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës.
Rasti është duke u hetuar, ndërkohë që nuk janë bërë të ditur motivet e rrëmbimit.