Telegrafi

Dy të arrestuar për lajmërim të rremë 

Foto: Ilustrim

Hetues të sektorit rajonal të hetimeve në Ferizaj, kanë arrestuar dy të dyshuar, F.L, 29 vjeç dhe K.F, 28 vjeç, me dyshimin e bazuar se të njëjtit, me qëllim përfitimi kishin inskenuar një rast grabitje me armë.

I dyshuari F.L më 22.2.2018 rreth orës 18:15 minuta kishte njoftuar policinë se në kazino ku i dyshuari ishte duke punuar kishte hy një person i armatosur me armë të shkurtë dhe nën kërcënim kishte marrë nga ai kuletën ku në të kishte pasur rreth 1400 euro dhe i njëjti është larguar nga vendi i ngjarjes.

Hetimet e mëtejme kanë rezultuar me deklarimin si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit të grabitjes së bashku me një të dyshuar tjetër (K.F.), shok i tij.

Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar si dëshmi edhe arma e cila është përdorur me këtë rast, imitim plastik i armës.

Me vendim të prokurorit të shtetit,të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/