Site icon Telegrafi

Dy të arrestuar për kanosje në Mitrovicë

Policia në Mitrovicë , ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale kanosje ndaj personit zyrtar.

Siç njofton policia, incidenti ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën ‘Mbretëresha Teutë” në  Mitrovicë, në kohën kur zyrtari policor ishte duke komunikuar me të dyshuarit  për një kundërvajtje  në trafik, me ç’rast dy të dyshuarit në shenjë pakënaqësie kanë kanosur zyrtarin policor në kryerje të detyrës zyrtare.

Dy të dyshuarit S.K., 39-vjeçar dhe G. K., 20-vjeçar, pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të rastit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar vepër penale kanosje./Telegrafi/

Exit mobile version