‘’Policia bëri kontroll fizik ndaj tyre në lagjen “Isa Boletini” dhe gjeti tek shtetasi Adriatik Lutaj një pako me peshë gjysëm kilogram te dyshuar si lëndë narkotike e llojit Heroinë e cila dyshohet të jetë blere prej tij nga shtetasi Rikelv Alimuçi’’, thanë burime të policisë.
Policia kontrolloi edhe banesën e Rikelv Alimuçi dhe gjeti një sasi te vogel lënde narkotike te llojit Hashash dhe 2.1 gr pluhur të bardhë të dyshuar si kokainë.