Telegrafi

Dy të arrestuar në Tetovë, për marihuanë dhe armëmbajtje pa leje (Foto)

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë, me urdhër gjykate, ka kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të E.M (52), nga fshati Jazhincë, Tetovë.

Gjatë kontrollit, në njërën nga dhomat janë gjetur 29 paketime me marihuanë, me peshë prej rreth 30 kilogramësh, një peshore digjitale, një fishek.

E.M është privuar nga liria për procedurë të mëtutjeshme, ndaj të cilit do të zbatohen procedurat ligjore, pas përfundimit të hetimeve.

Gjithashtu, bastisje është kryer edhe në shtëpinë e M.S (39), nga Tetova, ku janë gjetur dy pistoleta pa leje. M.S është privuar gjithashtu nga liria, si edhe ndaj tij do të procedohen veprimet ligjore, pas përfundimit të hetimeve./Telegrafi/