Site icon Telegrafi

Dy të arrestuar në Shkup për lëshim në qarkullim të parave të falsifikuara

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Shkup mbrëmë i ka arrestuar personat A.L.(43) dhe H.B.(42) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për veprën penale “falsifikim i parave”.

Siç kumtoi MPB, pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra operative është konstatuar se të arrestuarit në fund të vitit të kaluar, gjegjësisht në 30 dhjetor të vitit 2017, në supermarketin “Tinex” në qarkullim kanë lëshuar 20 kartëmonedha të falsifikuara në vlerë prej 500 denarëve.

Te A.L. janë gjetur gjashtë kartëmonedha në vlerë prej 100 eurove, gjashtë nga 50 euro, tre kartëmonedha në vlerë prej 500 denarëve, një prej 1.000 denarë, dy nga 100 denarë dhe një kartëmonedh 200 denarëshe.

Nga këto, kartëmonedhat 100 euro dhe 500 denarë kanë qenë të falsifikuara. Gjatë kontrollit te A.L. është gjendur edhe një letërnjoftim i falsifikuar./Telegrafi/

Exit mobile version