Telegrafi

Dy të arrestuar në Kamenicë, vjedhin drunj në pyll

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në fshatin “Moçare” në Kamenicë.

Lidhur me rastin nga të dyshuarit janë konfiskuar një traktor i ngarkuar me 4 metra drunj , një veturë Niva me targa lokale e ngarkuar me 1,5 m drunj si dhe një motor-sharr.

Me urdhër të Prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/