Vëllezërit Hamed dhe Amad Traoré mund të kenë gënjyer për identitetin e babait të tyre për të mbërritur në Itali: ku tani luajnë te Atalanta dhe Sassuolo, klube që nuk kanë lidhje me ngjarjen.
Realisht, çështja aktualisht është nën mjegull dhe duhet të pritet që të qartësohet nga autoritetet së shpejti, pasi dy vëllezërit Hamed Junior Traoré dhe Amad Traoré, që luajnë te Sassuolo dhe Atalanta, janë pjesë e një hetimi.
Sipas ‘La Repubblica’, prokurori i Parmas ka bërë një akuzën për ‘imigrim të rremë dhe ndihmë të paligjshme’ kundër pesë personave nga Bregu i Fildishtë: Bly Blaise Tehe, Marina Edëige Carine Teher (punëtor i klubit nga Bergamo), Larissa Ghislaine Teher, Zadi Gildas Abou dhe Hamed Mamadou Traoré.
Emri i këtij i të fundit ngjalli interesim, pasi ai mund të jetë babai i rremë i dy futbollistëve të rinj, që e kanë përdorur si mashtrim për të hyrë në Itali.
Për momentin, Hamed Junior dhe Amad nuk janë të regjistruar si të dyshuar, por janë marrë në pyetje për informata më të shumta dhe faktet.
Nëse konstatohet faji i tyre, ata do të rrezikonin një skualifikim.
Atalanta dhe Sassuolo, klubet ku luajnë lojtarët, nuk kanë asnjë lidhje me këtë hetim.
Te dy lojtarët kanë luajtur në Serie A këtë vit, madje kanë shënuar edhe gola. /Telegrafi/