Site icon Telegrafi

Dy takime zhvillohen sot në Kampionatin Botëror

Kampionati Botëror po i afrohet edhe përfundimit të fazës së 1/8-ës së finales.

Dy ndeshje janë në orar që zhvillohet sot, me intervale të ndryshme kohore.

Nga ora 16:00, në stadiumin “Education City Stadium”, do të takohen Maroku dhe Spanja.

Furia e Kuqe është favorite në letër, por që në futboll asgjë nuk mund të parashikohet.

Nga ora 20:00, do të kemi një takim edhe më interesant, pasi Zvicra e Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Ardon Jasharit takohet me Portugalinë në stadiumin “Lusail Iconic Stadium”.

Fituesit nga këto do takime, do të luajnë me njëri-tjetrin në çerekfinale. /Telegrafi/

Exit mobile version