Java e 19-të në elitën e futbollit kosovar do të përmbyllet me dy ndeshje spektakolare.
Në Gjilan do të takohen dy skuadrat ndër më të organizuarat në Kosovë, ku Drita do të jetë nikoqire e kampionit në fuqi, Feronikelit.
Gjilanasit janë në luftë për mbijetesë, pasi aktualisht ndodhen në pozitën e 10-të me vetëm 15 pikë të grumbulluara.
Ndërkohë ‘Nikli’ janë në pozitën e katërt dhe pas fitores së Trepçës ’89 ndodhet nëntë pikë larg pozitës së parë.
Si vendasit ashtu edhe mysafirët janë në presion të pikëve dhe fitores këtë javë.
Në stadiumin ‘Përparim Thaqi’ në Prizren do të përballen dy rivalët e vjetër, Liria dhe Besa e Pejës.
Liria me fitoren në javën e kaluar ka grumbulluar 23 pikë dhe ndodhet më e qetë sa i përket rënies.
Ndërkohë pejanët janë në pozitën e pestë në tabelë me 28 pikë të tubuara dhe pa presionin e rënies ose të titullit.
Të dyja ndeshjet do të fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/