Telegrafi

Dy super fuqi përballen për një vend në finale, formacionet zyrtare: Spanjë – Francë

Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Francës kanë publikuar formacionet zyrtare para duelit që do të nis me fillim nga ora 21:00.

Dy ekipet kombëtare do të luajnë përballë njëra-tjetrës në kuadër të fazës gjysmëfinale të Euro 2024 me synimin e qartë – finalen e Berlinit.

Për të siguruar kalimin në gjysmëfinale Spanja arriti që të marrë një fitore dramatike në minutën e 120-të ndaj Gjermanisë, ndërsa Franca e mposhti Portugalinë pas ekzekutimit të penalltive.

Befasi në formacionin e Francës është fakti që përzgjedhësi Didier Deschamps ka vendosur ta lë në bankën rezervë Antoine Griezmann.

Tek Spanja mungesa të theksuara mbeten ato të Dani Carvajal dhe Robin Le Normand që sot nuk do të luajnë shkaku i kartonëve.

Formacionet zyrtare:

Spanja: Simon; Cucurella, Laporte, Nacho, Navas; Rodri, Fabian; Williams, Olmo, Yamal; Morata.

Franca: Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Theo; Kante, Tchouameni, Rabiot; Dembele, Kolo Muani, Mbappe.

/Telegrafi/