Site icon Telegrafi

Dy sulme në Nigeri, vriten të paktën 70 civilë

Të paktën 70 civilë janë vrarë në sulmet e njëkohshme në dy fshatra në Nigeria gjersa autorët dyshohet të jenë militantë islamikë aktivë afër kufirit me shtetin e Malit.

Në fshatin Tchombangou, 49 fshatarë u vranë dhe 17 u plagosën, tha një burim i sigurisë.

Një zyrtar i ministrisë së brendshme, i cili gjithashtu dëshironte të mbetej anonim, tha se 30 banorë të tjerë të fshatit Zaroumdareye ishin vrarë.

Qeveria nigeriane nuk ishte menjëherë në dispozicion për koment gjersa qindra njerëz u vranë në sulmet e militantëve në Nigeri.

Ai vend në Afrikën Perëndimore është nën sulm të vazhdueshëm nga militantët e lidhur me al-Qaeda dhe Shtetin Islamik në kufirin perëndimor me Mali dhe Burkina Fason, dhe islamistët, Boko Haram është aktiv në pjesë të tjera të vendit. /Telegrafi/

Exit mobile version