Telegrafi

Dy studente në Filadelfia bien nga kati i katërt i ndërtesës, dyshohet se derisa po bënin ‘selfie’ nga ahengu i organizuar mes të rinjsh

Dy studente në SHBA u hospitalizuan pasi ranë nga kati i katërt derisa dyshohet se po tentonin të bënin një ‘selfie’ nga ahengu që po mbahej në terracën e ndërtesës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti thuhet të ketë ndodhur të shtunën në orën 2 të mëngjesit.

Policia thotë se disa studentë të Universitetit Temple në Filadelfia, e kishin organizuar një festë për t’u argëtuar.

Ndërkohë dy vajza që po tentonin të realizonin një ‘selfie’ së bashku, përfunduan duke rënë nga çatia drejt një rrugice, nga kati i katërt i objektit.

Njëra prej studenteve dëmtoi këmbën dhe kyçin, ndërsa tjetra është në gjendje kritike por jashtë rrezikut, pasi pësoi lëndime në shumë pjesë të trupit.

“Unë në të vërtet po u shpërndaja pica miqve të mi dhe pashë ambulanca si dhe makina policie kudo”, tha fqinji Neel Pate.

“Ndihem keq për mikun tim që ishte prezent aty dhe që e pa këtë ngjarje, dhe përjetoi një natë të vështirë duke u përpjekur të përballet me atë fakt emocionalisht”, tha studentja Allison Byrne nga Universiteti Temple. /Telegrafi/