Telegrafi

Dy skuadrat angleze dërguan agjentët në stadium, dëshpërohen pasi lojtari zëvendësohet pas 30 minutave

Një gjë jo e mirë i ka ndodhur dy skuadrave të mëdha angleze.

Arsenal dhe Manchester United janë në kërkim të talentit portugez, Andre Silva.

Sipas asaj që ka shkruar ‘Daily Express’, dy gjigantët anglezë kanë dërguar skautë për të përcjellë nga afër lojtarin në takim ndaj Juventusit.

Mirëpo vetëm pas 30 minutave lojë, Silva u zëvendësua nga trajneri vendas, pasi ishte i detyruar ta fuste një mbrojtës pas kartonit të kuq të Telles.

Kësisoj dy agjentët e skuadrave angleze kanë mbetur të dëshpëruar me atë që ndodhi në ‘Dragao Stadium’.

Në Angli kanë shkruar se agjentët e skuadrave kanë mbetur në Portugali për ta parë edhe një ndeshje nga afër Silvan.

Pas tri ditëve, Porto do të ndeshet me Boavistan, ndërsa Silva do të tentoi të bëjë mrekulli për t’iu pëlqyer gjigantëve anglez.

21-vjeçari ka shkëlqyer me Porton dhe ka ngriturë vlerën e tij dukshëm.

Për ta lënë të lirë yllin e tyre, Porto kërkon së paku rreth 45 milionë euro. /Telegrafi/

FC Porto player André Silva in action during the UEFA Champions League 2016/17 play-offs !st leg match between FC Porto and AC Roma, at Dragon Stadium, on August 17, 2016.