Sevilla dhe Las Palmas janë në garë për të siguruar shërbimet e Gabriel ‘Gabigol’ Barbosa si huazim nga Interi.
Sulmuesi ishte blerë për 29.5 milionë euro nga Interi, por ai ka zhvilluar vetëm nëntë ndeshje duke shënuar një gol.
Trajnerët e ndërruar shpesh tek Interi, nuk i dhanë mundësi Gabigolit.
Sipas El Desmarque dhe Mundo Deportivo, Las Palmas janë shumë të interesuar që sezonin e ardhshëm ta kenë në skuadër brazilianin si huazim.
Sevilla janë po ashtu të interesuar. /Telegrafi/