Ministria e Punëve të Jashtme e RMV-së informon se në lidhje me tërmetin katastrofik që goditi Marokun, pas angazhimit të ambasadës së RMV-së në Kajro, dy shtetasit tanë që ndodheshin në një kamp në Marrakesh, kanë mbërritur në Madrid shëndoshë e mirë.
Ata pritet të kthehen shumë shpejt në shtëpitë e tyre.
“Në dy ditët e fundit nuk ka pasur regjistrime të reja të qytetarëve tanë në Marrakesh. Përfaqësia jonë Diplomatiko-Konsullore në Kajro vazhdon të jetë në komunikim me institucionet kompetente në Marok, për shtetas tanë që mund të jenë në rajonet e prekura”.
“Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që aktualisht ndodhen në Marok dhe kanë nevojë për ndihmë konsullore, të telefonojnë në numrin kujdestar të Ambasadës në Kajro +20 103 361 5542 dhe numrin e telefonit SOS të Ministrisë së Punëve të Jashtme 075/ 273-732”, njoftojnë nga MPJ./Telegrafi/