Site icon Telegrafi

Dy shtetasit e huaj në Shkup nuk janë të infektuar me coronavirus

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se testet ishin negative për dy shtetasit e huaj, një qytetar nga Singapori dhe tjetri nga Australia, të cilët ishin të dyshuar se ishin të infektuar me coronavirus.

Shtetasit e huaj kanë qëndruar në Shkup që nga 28 shkurti.

“Sot, me kërkesë nga hoteli, epidemiologët nga Qendra për Shëndet Publik – Shkup morën mostrat e pacientëve për testim në dhomën e tyre të hotelit, ku ata u mbajtën deri sa të dilnin rezultatet.

Ato sot do të dërgohen në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe kushteve febrile për një trajtim të përshtatshëm diagnostik”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Lexo po ashtu Një hotel në qendër të Shkupit në karantinë, një person dyshohet për coronavirus

Më herët në një hotel në qendër të Shkupit u ndaluan hyrjet dhe daljet për shkak dyshimit të dy personave me coronavirus./Telegrafi/

Exit mobile version