Site icon Telegrafi

Dy shtetas të Shqipërisë, i bëjnë për spital punëtorët që shtronin trotuaret në Kijevë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, dje në Kijevë të Malishevës, meqë të njëjtit me mjete të forta, kishin sulmuar tre punëtorë të cilët po shtronin trotuaret.

Viktimat janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në QKUK, derisa të dyshuarit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Siç njofton Policia, të dyshuarit janë meshkuj, me shtetësi të Shqipërisë.

Exit mobile version