Site icon Telegrafi

Dy shtetas francez humben në Kodrën e Diellit, policia i gjen të bllokuar nga i ftohti

Dy shtetas të Francës, vullnetarë të Qendrës për Dialog Interkulturor nga Kumanova, sot pasdite janë hutuar dhe kanë humbur në Kodrën e Diellit.

Pas denoncimit në polici, menjëherë është filluar kërkimi i tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Policia e Kodrës së diellit dhe përfaqësues të shërbimeve të shpëtimit menjëherë kanë filluar aktivitetet e koordinuara për gjetjen e tyre. Diku rreth orës 17:50, ata u gjetën të gjallë, por të bllokuar nga i ftohti. Ata më pas janë dorëzuar tek departamenti i policisë në Kodrën e Diellit”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Exit mobile version