Telegrafi

Dy shtabe të thyera në ditën e parë të fushatës zgjedhore në Maqedoni (Foto)

Dita e parë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale ka filluar në mënyrë jo të mirë. Persona të panjohur kanë thyer dritaret e shtabit të OBRM-PDUKM-së në Kisella Voda.

Kandidati për kryetar i kësaj partie në Kisella Voda, Johan Tarçullovski, këtë mëngjes ka dënuar incidentin dhe tha se pas këtij nuk qëndrojnë oponentët politik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një incident i ngjashëm ka ndodhur edhe në Komunën Aerodrom, kur sipas LSDM-së, OBRM-PDUKM-ja edhe pse ka kërkuar zgjedhje fer dhe demokratike, ka demoluar shtabin e tyre në këtë komunë.

“Jemi të shqetësuar nga mënyra se si është bërë ky sulm. Është e qartë që OBRM-PDUKM-ja do t’i humb zgjedhjet dhe nga frika që kanë sillen në mënyrë të paarsyeshme”, thonë nga LSDM.

Përndryshe, sot edhe zyrtarisht ka filluar fushata zgjedhore, ndërsa zgjedhjet lokale do të mbahen më 15 tetor./Telegrafi/