Dy shqiptarë kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti me veturë në Itali.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmë pas orës 22:00 në Via Casilina.
Mediumi italian RomaToday shkruan se vetura e tipit BMW e cila drejtohej nga një shqiptar, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugë duke u përmbysur. Si pasojë e përplasjes, mjeti ka shpërthyer në flakë.
I lënduari, gjatë rrokullisjes së mjetit, ka dalë jashtë tij, duke i shpëtuar djegies.
Po ashtu raportohet se kjo makinë ishte e vjedhur, por nuk dihen më shumë detaje.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit dhe ambulancat të cilat nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër veçse konfirmojnë vdekjen e të dyve.
Personi i lënduar është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa trupat u dërguan në morgun e Poliklinikës Tor Vergata ku u identifikuan nga gjurmëve të gishtërinjve.
Sipas asaj që bëri me dije policia, në makinë u gjetën mjete për vjedhje.