Të rinjtë 19 vjeçarë G. B. dhe Ç. M. me shtetësi shqiptare janë rrahur brutalisht natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës në rrugën “Futoshka” në Novi Sad.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ata kanë marrë lëndime të rënda trupore dhe njëri është në rrezik për jetën.
Po siç është raportuar, Ç. M. ka lëndime të rënda trupore. Si pasojë ai gjendet në dhomën e Kujdesit Intensiv.
Ndërsa miku i tij G.B. ka marrë edhe lëndime të rënda trupore, por për fat të mirë nuk është në rrezik për jetë.
Lidhur me rastin kanë reaguar edhe Shoqata e Shqiptarëve të Novi Sadit, presidenti i së cilës ka thënë se djemtë sulmuar “nga një grup deri më tani i panjohur nga katër persona, për asnjë arsye përveç se për faktin se ata folën në gjuhën shqipe”.
Ndërkohë merret vesh se njëri nga ta është Çlirim Maloku.
Ndryshe rreth këtij sulmi ka reaguar edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. /Telegrafi/
His name is Çlirim Maloku. He is from #Kosovo. His name means Liberation. He was born in ‘99 , the year Kosovo was liberated from the #Serbian occupation. Last week he was beaten in #Serbia because he spoke his native language. Today he is fighting for his life. Let that sink in. pic.twitter.com/Vo51apWMdf
— Vlora Çitaku (@vloracitaku) October 8, 2018