Telegrafi

Dy shqiptarë qëllohen për vdekje në një kafene në Zvicër, plagoset një i tretë (Video)

Dy shqiptarë janë vrarë në qytetin e Baselit në Zvicër mbrëmjen e së djeshme ndërsa një tjetër, po shqiptar, është plagosur rëndë.

Sipas tagesanzeiger.ch. dy viktimat janë të moshës 28 dhe 39 vjeç ndërsa i plagosuri, 24 vjeç. Ende nuk dihet motivi dhe personat të cilët hynë në lokal duke qëlluar.

Ngjarja ndodhi në “Cafe 56”, që njihet si një vend-takim i shqiptarëve të zonës, përcjell bw.

Dy persona kanë hyrë në lokal dhe kanë qëlluar dhe më pas janë larguar drejt stacionit Badischer Bahnhof në kufi me Gjermaninë.

E përditshmja zvicerane Tagesanzeiger.ch thotë se kjo është një ndër vrasjet më të rënda të ndodhur këto kohë në Bazel.

Lokali më përpara njihej dhe si vend ku shpërndahej drogë por vitet e fundit njihej si lokal i qetë.

Policia zvicerane pritet të japë detaje lidhur me krimin i cili saktësojnë nuk ka të bëjë me akte terroriste.