Site icon Telegrafi

Dy shqiptarë plagosen në Itali, dyshohet për larje hesapesh

Dy të rinj shqiptarë kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë në Via Casilina të Italisë.

Të plagosurit janë 25-vjeçarët shqiptarë të cilët rezultojnë të dënuar më parë për lëndë narkotike.

Ata janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa plumbat i kanë prekur në këmbë.

Ndaj tyre, sipas mediave italiane, janë qëlluar të paktën katër herë.

Të dy ndodheshin në një makinë me qira, kur janë shoqëruar nga një makinë tjetër. Nga ky mjet më pas ka zbritur një burrë dhe i ka qëlluar në këmbë.

Viktimat janë transportuar në Poliklinikën Casilino dhe Poliklinikën Tor Vergata, në periferi të Romës.

Tashmë kanë nisur hetimet për ngjarjen, teksa policia nuk përjashton edhe mundësinë e një hakmarrjeje për çështjet e lidhura me drogën.

Exit mobile version