int(1) Dy shqiptare në "haremin" e Berlusconit - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Dy shqiptare në “haremin” e Berlusconit

Por kryeministri kavalier i Italisë e ka një "oborr" të vetin me femra ku bëjnë pjesë edhe dy femra nga vendi i Shqipeve, që nuk i ndahet në asnjë festë, sidomos atyre të organizuara me ndërrimin e mot-moteve.

Vitin që shkoi, shkruan javorja L‘Espresso, numri i vajzave pjesëmarrëse në festën e fundvitit ishte 50 vajza të moshës 20 dhe 30 vjeçe të cilat kanë udhëtuar me avionë privatë drejt vilës La Certosa e cila ndodhet në pronësi të sharmerit Berlusconi.

Gocave të reja u janë dhuruar bizhuteri, u janë paguar shpenzimet dhe poashtu kanë drekuar me kryeministrin Silvio o Berlusconi.

Pas drekës radha i ka ardhur "kursit të politikës", në pritje për të vijuar me shopping në qendrat tregtare të bregdetit italian, me shpenzimet e të zotit të shtëpisë. Dita mbyllet me darkën tradicionale dhe fishekzjarrët e shumtë.

Vajzat qeshin dhe argëtohen. Shumica prej tyre e shikon këtë pjesëmarrje si punë. Mes 50 të ftuarave në vilën "La Certosa", të paktën 20 prej tyre e kanë të garantuar një shumë të përditshme që shkon deri në 1, 500 euro. Telegrafi/Shqip

Exit mobile version