Dy shqiptarë janë arratisur nga qelitë e paraburgimit të Selanikut. Policia greke është vënë në kërkim të tyre ndërsa mediat greke bëjnë të ditur vetëm moshën e shqiptarëve që kanë mundur të arratisen, shkruajnë sot mediat greke.
Ata janë të moshës 33 vjeç dhe 42 vjeç, të cilët ishin të arrestuar për vepra të ndryshme penale, përfshirë edhe vrasje në vitin 2009, ngjarje e ndodhur në Selanik si dhe për trafik droge.
Nuk jepen shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje.