Dy të burgosur shqiptarë kanë mundur të arratisen nga kompleksi i ri i burgut në komunën e Civitavecchias në provincën e Romës.
Policia e burgjeve ka informuar për mediat se dy të burgosurit shqiptarë janë arratisur nga zona e “ajrimit” duke kapërcyer murin rrethues.
Sipas policisë së burgjeve, arratisja e tyre është sinjalizuar menjëherë nga sistemi i alarmit.
Policia ka nisur kërkimet në të gjithë territorin italian dhe me ndihmën e një helikopteri.